Ngjarjet e datës 6 prill

09:00

Ministria e Punëve të Brendshme mbanë konferencën “Strategjia e e-Qeverisjes në funksion të përmirësimit të ofrimit të shërbimeve publike”. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde etj. (Hotel “Emerald”)

09:00

Në Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë raporton zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi lidhur me procesin e dialogut. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506)

09:00

Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGjK-së)

09:30

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin  për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

09:30

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportet e Komisioneve kryesore për Projektligjin  për Prokurorin e Shtetit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)

10:00

Kuvendi mban seancë plenare ku në rend dite është shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit)

10:30

Zyra e UN Women në Kosovë prezanton hulumtimin “Siguria dhe Shëndeti në Punë: Një studim i rasteve të ngacmimit seksual në vendin e punës në Kosovë në sektorin publik dhe Privat. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

11:00

Punëtorët e gazetës “Rilindja” protestojnë para ndërtesës së AKP-së për mos shpërndarjen e 20 për qindëshit. (Para objektit të AKP-së)

13:00

Lëvizja Studentore “Studim Kritikë Veprim” zhvillon një aksion. (Para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës)

Back to top button