Ngjarjet e datës 7 dhjetor

09:00
ZRRE mban konferencën për integrimin e tregut të energjisë elektrike me qëllim që të bashkojë institucionet kyçe, palët kryesore të interesit dhe bizneset e përfshira për furnizim me energji elektrike të të dyja vendeve. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
10:00
Mbahet mbledhja inauguruese e Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe betimi i kryetarit Përparim Rama. (Kuvendi Komunal, Prishtinë)
10:00
Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku raporton në Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)
10:00
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 506)
10:00
Fondacioni Lumbardhi mban konferencë për medie, në lidhje me lansimin e Fazës II, programet në ardhje për 70-vjetorin e Kino Lumbardhi dhe ndryshimet në udhëheqësin e organizatës. (Kino “Lumbardhi”, Prizren)
10:00
Lëvizja FOL bën lansimin e raportit “Pajisjet elektronike: fokusi në parandalimin e rasteve të dhunës në familje”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
11:00
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)
12:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportit për zgjedhjen e drejtorit të bordit të NP KOSTT, për plotësimin e kuotës gjinore dhe raportin për zgjedhjen e drejtorit të bordit nga radhët e komuniteteve jo shumicë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)
13:00
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton planin e performancës për vitin 2022 nga Agjencia për menaxhimin e komplekseve memoriale të Kosovës (AMKMK). (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302)
17:00
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS) hap ekspozitën “Muzeu Virtual i Refugjatëve”. (Muzeu Kombëtar i Kosovës)
19:00
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS) mbanë natën e filmit “Të drejtat e njeriut”. (“Fondacioni 17”, Prishtinë).

Back to top button