​Ngjarjet e datës 7 mars

Hapet ekspozita për Epopenë e UÇK-së. (Muzeu Kombëtar i Kosovës)
Me rastin e shënimit të ditës së mësuesit, në Fakultetin e Edukimit hapet ekspozita e studentëve lidhur me historikun e Abetares dhe librit shqip ndër vite; simpoziumi shkencor lidhur me mësimet e nxjerra nga vlerësimet e nxjerra nga testet ndërkombëtare, si dhe ceremonia e certifikimit të 50 mësimdhënësve në programin “Integrimi i zhvillimit të qëndrueshëm në klasë”.(Ora 10:00 dhe 10:30)
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike mban mbledhjen e radhës, ku shqyrtohet raporti i auditimit të performancës të teknologjisë së informacionit, sistemi për menaxhimin e Pagave. I ftuar: u.d drejtori i thesarit, Nysret Koca. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 11:00)
Drejtoria e Arsimit në Ferizaj organizon manifestim me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit. (Teatri “Adriana”, ora 11:00)
Fakulteti i Edukimit i Universitetit të Gjilanit organizon tryezë diskutimi nga fusha e kulturës dhe letërsisë. (Salla A34, ora 11:00)
OJQ AKTIV në Mitrovicën e Veriut dhe Qendra për Demokraci dhe Arsim – Lugina në Bujanoc, organizojnë konferencë ku publikohet hulumtimi për pozitën e komunitetit serb në katër komuna në veri të Kosovës dhe komunitetit shqiptar në jug të Serbisë. (Hotel Sirius, Prishtinë, ora 11:00)
Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren, organizon aktivitet kulturo-artistik. (Amfiteatri i Universitetit të Prizrenit, ora 12:00)
Mbahet mbledhja e Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, ku shqyrtohet në parim i Projektligjit 08/L-218 për organizimin e tregut për produktet bujqësore. (Kuvendi, salla N303, ora 13:00)
Në kuadër të shënimit të Epopesë së UÇK-së, zhvillohet ndeshje futbollistike në mes FSK-së dhe FASH. (Stadiumi i Prishtinës, ora 13:00)
Mbahet Panairi i Punës i Kompanive Austriake me qëllim të promovimit të punës së kompanive të ndryshme austriake. (Parku Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, ora 13:00-17:30)
Mbahet mbledhja e Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, ku do të diskutohet lidhur me çështjen e luftimit të dhunës në familje, dhuna ndaj grave dhe ngacmimeve seksuale; të ftuar; Përfaqësues nga Policia e Kosovës, si dhe do të shqyrtohet nisma ligjore për Projektligjin për Peticionet. (Kuvendi, salla N225, ora 14:00)
Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama do të ndaj mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit e shkollave të kryeqyteti të cilët do të pensionohen këtë vit, duke vlerësuar kështu kontributin e palodhshëm që dhanë për edukimin e brezave. (Ambientet e shkollës ”Eqrem Çabej”, ora 15:00)
Hapet ekspozita e artit “Gruaja krijuese shqiptare”, organizuar nga Komuna e Pejës dhe Galeria e Arteve. (Galerinë e Arteve në Pejë, ora 18:00)
Në kuadër të shënimit të Epopesë së UÇK-së, mbahet Nata e zjarreve në Prekaz. (Ora 18:00)
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama bashkë me përfaqësuesit e veteranëve të UÇK-së, ndezin flakadanët për të shënuar Natën e Zjarreve në shenjë solidarizimi me ndezjen e Flakadanëve në të gjitha rajonet, duke përmbyllur kështu manifestimin në përkujtim të Epopesë së UÇK-së. (Sheshi “Skënderbe”, ora 18:00)
Në kuadër të shënimit të Epopesë së UÇK-së, mbahet programi artistik. (Sheshi në Skenderaj, ora 19:00)

Back to top button