​Sot herë vranët e herë diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas institutit, temperaturat do të shënojnë rritje të lehta, ku ato minimale pritet të sillen ndërmjet 0 dhe 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 12 dhe 14 gradë Celsius.
“Parashihet të fryjë erë nga jugu dhe juglindja me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button