Ngjarjet e datës 7 qershor

9:00
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj mban takim me drejtorët komunal. (Shtëpia e Bardhë)
9:30
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, mban takim me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić, për të diskutuar lidhur me marrëdhëniet bilaterale, ndikimi i situatës në Ukrainë, zhvillimet në rajon, si dhe anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës dhe mekanizmat tjerë ndërkombëtar. (Kuvendi i Kosovës, salla C301)
10:00
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)
10:00
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, shqyrton raportin vjetor të punës së Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla N506)
10:00
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, shqyrton raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla C203)
10:00
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, shqyrton raportin vjetor i Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2021 dhe të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)
10:00
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, shqyrton Projektligjin për Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N204)
10:00
Kuvendi i Punës paraqet punimet për Vitin 2021 të Komitetit Paralimpik të Kosovës. (Hotel Sirius-Prishtinë)
10:30
Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë stërvitjen e radhës para ndeshjes kundër Irlandës së Veriut. (Stadiumi “Fadil Vokrri”)
11:00
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli mban konferencë për media.
11:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, diskuton lidhur me vizitën zyrtare të Komisionit në Tiranë/Shqipëri 29-31 maj 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla N225)
12:00
Hapet Panairi i 22-të i Librit, i cili sivjet mbahet me moton “Libri mbron mendjen”. (Ambientet e Pallatit të Rinisë, Prishtinë)
12:00
Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi viziton Komunën e Dragashit, ku do të pritet nga kryetari i Komunës, Bexhet Xheladini. (Komuna e Dragashit)
13:00
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, shqyrton Projektligjin për Mbrojtjen e ajrit nga ndotja. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)
13:00
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi mban konferencë për media. (Selia qendrore e PDK-së)
19:00
Promovohet libri ‘48 piano’ i autorit Arber Selmani.

Back to top button