Ngjarjet e datës 7 tetor

Mbahet seanca e parë gjyqësore ndaj Ish-drejtuesve të OVL UÇK, Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit(Ora 09:30).
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere diskuton me Auditoren e Përgjithshme, Vlora Spanca, rreth Kërkesës për caktimin e pagës për Auditorin e Përgjithshëm. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 10:00).
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takon përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00).
Mbahet mbledhja e 267-të e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Platforma Zoom, ora 10:00).
Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, së bashku me kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqi mbajnë konferencë për medie. (Fshati Konushec i Podujevës, te ura, ora 11:00).
Aleancës Kosova e Re mban konferencë për medie. (Zyra qendrore e AKR-së, ora 11:30).

Back to top button