Tërmet 5.1 shkallë Rihter në Kroaci

Një tërmet i fortë është regjistruar para pak minutash në Kroaci. Mësohet se tërmeti ka qenë me magnitudën 5.1 të shkallës rihter.
Sipas EMSC epiqendra e tërmetit ka qenë pranë Buški Blato në Dalmaci dhe është ndjerë edhe pjesën jugperëndimore të Bosnjës dhe Hercegovinës
Deri më tani nuk dihet nëse ka dëme apo të lënduar nga tërmeti.

Back to top button