Ngjarjet e datës 9 qershor
10:00
Byroja Kosovare e Sigurimit organizon tryezën e diskutimit me temën “Veturat e paregjistruara dhe të pasiguruara si sfidë për anëtarësim në sistemin e Kartonit të Gjelbër”. (Hoteli “Lakeside”, Vërmicë, Prizren)
10:00
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, mban mbledhje. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)
10:30
Drejtuesit e FFK-së, bashkë me Ekipin Kombëtar dhe veteranët e futbollit, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit të FFK-së dhe legjendës së futbollit, Fadil Vokrri, në katërvjetorin e vdekjes së tij. (Varrezat e Qytetit, Arbëri)
11:00
Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS) prezanton zyrtarisht Fazën e Projektimit për projektin e financuar nga BE-ja “Ndërtimi i objekteve të reja për Fakultetin e Shkencave Matematike dhe Natyrore të Universitetit të Prishtinës”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
12:00
Shtëpia botuese “Olymp” mban promovimin e librit “UÇK përballë shpifjeve” të autorit Kudusi Lama. (Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare, Prishtinë)
12:30
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile dhe Misioni i USAID në Kosovë, mbajnë sesionin informues rreth Programit për Angazhim Qytetar. (Universiteti i Shkencave të Aplikuara, Ferizaj)
15:00
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi do të vizitojë komunën e Prizrenit. Bashkë me kryetarin e Komunës, Shaqir Totaj, do të vizitojnë punimet në rrugën unazore të qytetit dhe do të mbjellin disa fidanë. (Tabakhane, Prizren).