Ngjarjet e datës 9 shtator

 Dhomat e Specializuara mbajnë konferencë përgatitore për rastin Haradinaj dhe Gucati. (public@scp-ks.org(link sends e-mail, ora 09:30).
Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit thërret mbledhjen e V (pestë) të rregullt për vitin 2021. (Salla për mbledhjet e Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00).
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së, ora 11:00).
Mbahet ceremonia zyrtare e lansimit të partneritetit ndërmjet Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Bashkimit Evropian dhe UNICEF-it, përmes projektit “Përmirësimi i qasjes në Shërbimet e Shëndetit Mendor dhe Psikosocial (SHSHMPS) për fëmijët dhe familjet dhe vlerësimi i ekosistemit digjital për mësim të vazhdueshëm online”. (Oborri i Rektoratit të UP-së, ora 11:00).
Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat mban konferencë për media. (Hotel Grand, ora 12:00).

Back to top button