Deri më tani janë konfirmuar 10 viktima nga zjarri në Tetovë
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, përmesë një kumtese leshuar mediave konfirmon se deri më tani janë konfirmuar 10 viktima nga zjarri në Covid-Qendrën në Tetovë.
“Në Tetovë ndodhi një tragjedi ku humbën jetën shumë persona. Deri më tani janë konfirmuar 10 viktima, por numri mundet edhe të rritet. Kjo është ditë shumë trishtuese, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe shpreh ngushëllime për familjet. Mjekët po luftojnë për jetën e personave të lënduar. Ministria e Shëndetësisë u bën apel mediave dhe qytetarëve që të mos spekulojnë me numrat. Ne do të ndajmë të gjitha informacionet e konfirmuara në kohën e duhur”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë./TV21