Ngjarjet e ditës

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302), 09:00.
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për Ratifikimin e Amandamentimit të Marrëveshjes kornizë së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës (BZhKE) për financimin e projektit “Reagimi emergjent ndaj Covid- 19”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203), 10:00.
Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, mban konferencë për medie. (Pallati i Drejtësisë), 10:00.
“Plisat” nisin peticionin për vendosjen e shtatorës së heroit kombëtar Adem Jashari në Prishtinë. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë), 10:00.
Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Liman Kazaz, bëjnë certifikimin e pjesëmarrësve të kurseve artizanale. (Objekti i Qendrës Artizanale, Prizren), 10:00.
Back to top button