Ngjarjet e ditës: 31 janar 2023

09:00
Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe zv.kryeministrja Donika Gërvalla bëjnë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, në 26-vjetorin e rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë).
09:00
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban konferencë për media, ku do të publikohen rezultatet e Indeksit të Perceptimit te Korrupsionit për vitin 2022. (Zyrat e KDI-së, rr. “Bajram Kelmendi”).
10:00
Komisioni për Legjislacion shqyrton Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. (Kuvendi i Kosovës, N302).
10:00
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtje shqyrton Projektligjin për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar. (Kuvendi i Kosovës, N204).
10:00
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin pёr Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, N225)
10:00
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) publikon “Raportin për Vlerësimin Bazë të Dhunës në Baza Gjinore në Kosovë: Perceptimet e Komunitetit dhe Palëve të Interesit”. (Hotel “Sirius”)
11:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton planet e Përformances për vitin 2023, të agjencioneve/rregullatorëve të pavarur, që i raportojnë Komisionit (AKP, ARKEP, ZRRE). (Kuvendi i Kosovës, N10)
11:00
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për performancën financiare dhe operative të ndërmarrjes “Trepça”. Të ftuar janë kryesuesi i Bordit, Bahri Hyseni, dhe kryeshefi Ekzekutiv, Enis Abdurrahmani. (Kuvendi i Kosovës, N303)
12:00
Përkrahës të Vetëvendosjes protestojnë kundër “imponimit” të Bashkësisë së Komunave Serbe. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë).
13:00
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, shqyrton draft-planin e punës së Komisionit, për sesionin pranveror 2023. (Kuvendi i Kosovës, N303)
13:00
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Pyje. (Kuvendi i Kosovës, N302)
14:00
Eris Jashari, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës, tani koordinator në organizatën joqeveritare “Ktheju Tokës Tënde” futet në grevë, me kërkssë realizimin e sigurimit shëndetësor dhe jetësor për policët. (Sheshi “Adem Jashari”, te hyrja e pasme e Kuvendit).
14:00
Fondacioni Jahjaga, në bashkëpunim me Zyrën Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, organizon ceremoninë e diplomimit për 25 vajzat që përfunduan programin “Zhvillimi i njohurive mbi qeverisjen lokale”. (Kino “Armata”)

Back to top button