Sulm me thikë në Bruksel, tre të lënduar

Policia e Belgjikës ka arrestuar një person që dyshohet se ka sulmuar me thikë tre persona të hënën në stacionin e metrosë në Bruksel.
Njëri nga të lënduarit është në gjendje kritike, kanë njoftuar autoritetet.
Nuk dihen ende motivet prapa sulmit të bërë nga 30-vjeçari, por po hidhet poshtë sulmi terrorist.
Sulmi ndodhi rreth orës 17:45.
Në rrjete sociale janë publikuar video të momentit të arrestimit të sulmuesit.

Back to top button