Ngjarjet e ditës

Oda e Mjekëve të Kosovës organizon tryezë diskutimi me temën “Kualiteti i shkollimit universitar dhe pasuniversitar i mjekëve”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë), 10:00.
Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Salla e seancave plenare), 10:00.
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton  Vendimin e Qeverisë për themelimin e institucionit të Operës së Kosovës si Institucion i shërbimit publik. I ftuar Hajrulla Çeku, ministër i Kulturës Rinisë dhe Sportit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302), 11:00.
Partia Socialdemokrate mban aktivitet pranë Teatrit Kombëtar në sheshin “Skënderbeu”. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë), 11:00.
Mbahet konferencë për medie rreth hapjes së edicionit të 12-të të Festivalit të Filmit të Animuar “Anibar”. (Kino “Lake”, Pejë), 11:00.
Zbulimi i pllakës përkujtimore, aktivitetet mbahen nën patronatin e kryetarit të Komunës, Smajl Latifi dhe OVL- UÇK-Rahovec. (Dragobil, Malishevë), 11:00.
Projekti “Përkrahje e BE për Konkurrueshmërinë e Sektorit Kosovar të TIK”, financuar nga BE dhe implementuar nga WEglobalnë konsorcium me Prishtina REA, dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, organizon Ceremoninë e Certifikimit për rundin e parë të programit trajnues për shkathtësi digjitale dhe të TIK. (Hotel “Emerald”, Prishtinë), 17:00.
Banorët e rrugës “Muharrem Fejza” protestojnë për shkak të punimeve në rrugë. (Rr. “Muharrem Fejza”, Prishtinë), 18:00.

Back to top button