Meksikë: Fshati që po refuzon vaksinimin…

Dezinformimi ka bërë që komunitetet autoktone në disa pjesë të Meksikës të zgjedhin që të mos vaksinohen kunder Covid-19!
Sipas një rrefimi që po percillet nga Meksika në nëntor të vitit 2019, Pascuala Aguilar pa një ëndërr të çuditshme për fshatin e saj Coquilteel,të vendosur mes pemëve në malet e Meksikës jugore. Një murtajë kishte ardhur në fshat dhe të gjithë vrapuan drejt pyllit. Ata u fshehën në një kasolle nën një kulm të gjatë të lisave.
“Murtaja nuk mund të na mbërrinte atje,” thotë Pascuala. “Kjo është ajo që pashë në ëndërr”.
Disa muaj më vonë pandemia kishte përfshirë Meksikën dhe mijëra njerëz po vdisnin çdo javë. Por, në qytetin Coquilteel dhe shumë qytete të vogla indigjene në shtetin Chiapas mbetën relativisht të padëmtuara nga pandemia. Ky ka qenë një bekim, por gjithashtu paraqet një problem.
Pothuajse 30% e meksikanëve kanë marrë një vaksinë kundër Covid-19 deri më tani, por në shtetin Chiapas niveli i marrjes është më pak se gjysma e kësaj. Në Coquilteel, dhe shumë fshatra të largëta në kete shtet, ka të ngjarë të jetë më afër 2%.
Javën e kaluar Presidenti i Meksikës Andrés Manuel López Obrador vërejti përqindjen e ulët të vaksinimit në Chiapas dhe tha se qeveria duhej të bënte më shumë.
Pascuala është një udhëheqëse e shëndetit të komunitetit për 364 komunitete në zonë dhe ajo është vaksinuar. Ajo udhëton brenda dhe jashtë fshatit dhe shqetësohet për ta sjellë Covid përsëri te familja dhe miqtë e saj, të cilët, si shumica e fqinjëve të tyre nuk janë të vaksinuar.
Ata janë të ndikuar nga gënjeshtrat dhe thashethemet që vërtiten në WhatsApp. Pascuala ka parë mesazhe që thonë se vaksina do të vrasë njerëz pas dy vjetësh, se është një komplot qeveritar për të zvogëluar popullsinë ose se është një shenjë e djallit që mallkon këdo që e merr atë,thuhet ndër të tjera në një raport më të gjatè të BBC-s nga Meksika./e.d-21Media

Back to top button