Ngrihet për disa centë çmimi i derivateve në Kosovë
Çmimet e naftës kanë pësuar ngritje në Kosovë, ashtu edhe siç është paralajmëruar.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë publiko çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme në Kosovë.
Çmimet e naftës dhe benzinës janë ngritur për disa centë krahasuar me ditët paraprake.
Çmimi maksimal i naftës për të shtunën është 1.67 euro nga 1. 61 centë sa ishte para disa ditëve, ndërsa për benzinë është 1.39 euro, nga 1.34 sa ishte ditëve paraprake
Kurse çmimi maksimal i lejuar i produktit të gazit mbetet i njëjtë, 0.76 euro.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani para dy ditësh për portalin rtv21.tv ka paralajmëruar ngritje të çmimit të derivateve.
Sipas tij Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) ka miratuar vendimin për reduktimin e prodhimit të naftës në 2 milionë fuqi në ditë. Ky vendim do të ndikojë edhe në rritjen e çmimit të këtij produkti./21Media