Ngritet aktakuzë ndaj 5 personave për dhunimin e 11-vjeçares

Prokuroria Themelore në Prishtinë, sot ngriti aktakuzë ndaj pesë personave që gjenden në paraburgim: E.R. dhe Sh.K., si dhe ndaj tre të miturve, të përfshirë në rastin e dhunimit të 11 vjeçares, që ka ndodhur në muajin gusht.
Sipas aktakuzës, i pandehuri E.R., ngarkohet për veprat penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”, ndërsa i pandehuri Sh.K., ngarkohet për veprën penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”.
Po ashtu, siç informoi Prokuroria, njëri prej të miturve ngarkohet për veprat penale “Dhunimi”, “Trafikimi me njerëz” dhe “Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi”.
Ndërkaq, dy të miturit e tjerë ngarkohen për veprat penale “Dhunimi”, si dhe për veprën penale “Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi”.
“Përveç kësaj, ndaj rastit tjetër penal i cili i takon muajit qershor të këtij viti, ju njoftojmë se është në proces të zhvillimit të hetimeve, duke i dhënë prioritet deri në epilogun përfundimtar të kësaj çështjeje penale”, njoftoi Prokuroria./21Media

Back to top button