Ngritet aktakuzë për vrasjen në Maqitevë të Suharekës

 

 

Është ngritur aktakuzë ndaj S.A për vrasje të rëndë në fshatin Maqitevë të komunës së Suharekës që kishte ndodhur në fund të janarit të këtij viti.

Prokuroria Themelore në Prizren bënë të ditur se deri te vrasja erdhi shkak i borxhit prej 20 eurove.

Sipas aktakuzës i pandehuri S.A. e ka privuar nga jeta personin tjetër dhe me atë rast me dashje ka vë në rrezik jetën e një apo më shumë personave tjerë, në atë mënyrë që më 26.01.2020, në fshatin Maqitevë, Komuna e Suharekës, pas mosmarrëveshjes lidhur me një borxh prej 20 Eurove që ia kishte tani i ndjeri SH.K., vëllait të tij, fillimisht fillojnë të fjalosen, më pas shkon te kamioneta e tij e merr pushkën gjysmë automatike dhe në një distancë të shkurtë shkrep në drejtim të tani të ndjerit SH.K., dhe e godet fillimisht në fytyrë i cili rrëzohet në tokë, e pastaj deri sa ishte i rrëzuar e godet edhe disa herë, me ç’rast i shkakton tetë (8) plagë në pjesë të ndryshme të trupit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ndaj S.A ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë’’ nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 të KPRK-së, dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri S.A. ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’ nga neni 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.5 të KPRK-së.

Po ashtu, i pandehuri S.A. në kundërshtim me Ligjin ka poseduar armën gjysmë automatike të tipit “AK-47”, me numër serik 41216. Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

Back to top button