Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka thënë sot se përveç ekonomisë, Kosova dhe Serbia mund të bisedojnë edhe për tema tjera në Uashington, por pa bërë të ditur se për çfarë temash.

I pari i shtetit serb këtë deklaratë e bëri pas takimit me presidentin e Republikën Serbe të Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, ku kanë diskutuar rreth bashkëpunimit mes dy vendeve.

Vuçiq ka mohuar kategorikisht se në kryeqytetin amerikan do të diskutohet për serbët e Bosnjës, duke thënë se mes Prishtinës dhe Beogradit do të diskutohet për ekonominë, por nuk përjashtohet mundësia të hapen edhe disa tema të tjera.

Në Shtëpinë e Bardhë, me sa di, do të ketë biseda për çështje ekonomike mes Beogradit dhe Prishtinës. Por, nuk përjashtoj as temat tjera. Mirëpo temën e Bosnjës nuk ma ka përmendur askush”, ka thënë ai, kur është pyetur nëse në Uashington do të flitet edhe për Bosnjën, përkatësisht problemin e Republika Sërpskas.

Takimi mes kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe Vuçiqit, është paralajmëruar për 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.