Ngritja e çmimit të vajit, Abdixhiku: Qeveria nuk ka dëgjuar rekomandimet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka reaguar për rritjen e çmimit të produkteve ushqimore, duke përfshirë këtu edhe ngritjen e çmimit të vajit.
Sipas tij, çmimi i vajit rritet në rekord botëror, sepse fiksimet e mashtruesve s’ka kush t’i kontrollojë.
“S’ka kush t’i kontrollojë sepse në njërën anë inspektorët e shtetit nuk janë askund; e në anën tjetër Autoriteti i Konkurrencës është i paralizuar e pa funksion. Sot bëhen 10 muaj që kur Qeveria praktikante e Kurtit ka lënë këtë institucion pa Bord, rrjedhimisht pa njerëz që nisin hetime apo marrin vendime në kohë krizash si sot. Ky është çmimi i paaftësisë e neglizhencës. Është çmim i braktisjes së detyrave bazike shtetërore”, ka shkruar Abdixhiku ndër tjera në Facebook.
Ai tutje ka shtuar se gjendemi në krizë për shkak se Qeveria nuk ka dëgjuar rekomandimet e dhëna./21Media

Back to top button