Ngritjet dhe rëniet e partive në zgjedhjet e mëparshme

Gjatë zgjedhjeve të vitve 2007, 2010 dhe 2014 gara është zhvilluar ndërmjet PDK-së dhe LDK-së

Partitë politike kanë pasur rezultate të ndryshme në zgjedhjet parlamentare, të cilat janë mbajtur që nga viti 2007. Partia Demokratike e Kosovës edhe pse në zgjedhjet e vitit 2007, 2010 dhe 2014 ka dalë subjekti politik më i votuar, përqindja e votave të fituara kanë pësuar ngritje dhe rënie.

Gjatë këtyre viteve gara është zhvilluar mes dy partive më të mëdha PDK-së dhe LDK-së.

Rezultatet e vitit 2007

PDK: 196 mijë e 207 vota ose 34.3%

LDK: 129 mijë e 410 ose 22.6 %

AKR: 70 mijë e 165 ose 9.6%

AAK: 54 mijë e 611 ose 9.6%

Rezultatet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2010

PDK 224,339  vota apo 32.11 %

LDK 172,552  vota apo 24.69 %

VV 88,652 apo 12.69 %

AAK 77,130 apo  11.04 %

Koalicioni AKR-PD-PSD-PPI-PPK-PNDSH-PGJK 50,951 apo 7.29 %

Rezultatet e vitit 2014

PDK me koalicionet 222.181 30,38%

LDK: 184.594 apo 25,24%

VV:  99.398 apo 13,59%

AAK:  69.793 apo 9,54%

NISMA:  37.680 apo 5,15%

AKR:  34.170 apo 4,67%

Partia Demokratike e Kosovës, e cila është partia e parë me numrin e  votave, në zgjedhjet e vitit 2010 ka pas ngritje të numrit të votave të marra. Ndërsa ka pësuar rënie prapë në vitin 2014.

PDK 2007-2014

Viti 2007- PDK: 196 mijë e 207 vota ose 34.3%

Viti 2010: PDK 224,339  vota apo 32.11 %

Viti 2014: PDK 222.181 30,38%

Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) edhe pse përgjatë këtyre viteve ka dalë partia e dytë pas PDK-së, numri i votave të marrë ka pësuar rritje përgjatë viteve.

LDK 2007-2014

Viti  2007: LDK 129 mijë e 410 ose 22.6 %

Viti 2010: LDK 172,552  vota apo 24.69 %

Viti 2014: LDK 184.594 apo 25,24%

E luhatje në marrjen e votave, ka pasur edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila edhe pse në vitin 2010, ka arritur ta rrisë numrin e votave, sërish në 2014-ën, numri i votuesve të kësaj partie ka rënë.

AAK 2007-2014

Viti 2007: AAK: 54 mijë e 611 ose 9.6%

Viti 2010: AAK 77,130 apo  11.04 %

Viti 2014: AAK 69.793 apo 9,54%

Ndërkaq, Aleanca Kosova e Re (AKR), e cila në vitin 2007 ka pasur 9.6 % të votave, në vitin 2014 nuk ka arritur ta kalojë as pragun, pasi që ka marrë vetëm 4.67 %

AKR 2007-2014

Viti 2007: AKR: 70 mijë e 165 ose 9.6%

Viti 2010: Koalicioni AKR-PD-PSD-PPI-PPK-PNDSH-PGJK 50,951 apo 7.29 %

Viti 2014: AKR 34.170 apo 4,67%

Kurse, Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka hy në garë si parti në vitin 2010, ka arritur që nga 88 mijë e 652 vota të marra në vitin 2010 të rris votat në vitin 2014, ku ka marrë 99 mijë e 398 vota apo 13,59 %.

VV 2010-2014

2010: VV  88,652 apo 12.69 %

2014: VV 99.398 apo 13,59%.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Back to top button