Kaloni te përmbajtja kryesore

Ngushëllime nga Bashkimi Evropian për viktimat në Tetovë

 
Bashkimi Evropian shpreh ngushëllime pas tragjedisë që mbrëmë ndodhi në spitalin modular në Tetovë.
“BE-ja shpreh ngushllime më të thella deri te familjet dhe miqtë e viktimave në rastin tragjik me zjarrin në spitalin modular në Tetovë, të specializuar për trajtim të pacientëve të sëmurë nga Kovid-19. U dëshirojmë shërim të shpejtë të lënduarve”, thotë në reagimin e dërguar në MIA, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero.
Ngushllime ka shprehur edhe ambasadori i BE-së në vend, David Geer.
“Mendimet tona janë me tetovarët në mëngjes pas ngjarjes tragjike në spitalin modular. Ngushëllime të sinqerta deri te familjet dhe miqtë e viktimave dhe dëshira më të mira për shërim të shpejtë të të lënduarve”, shkruan Geer në Twitter.


Zjarri, i cili ka shpërthyer në spitalin modular në Tetovë mbrëmë rreth orës 21:00, sipas infromatave zyrtare ka shkaktuar vdekjen e të paktën 14 viktimave.
Shkaqet për zjarrin ende nuk janë të njohura./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button