Niall Horan konfirmon turneun e radhës

Viti i ardhshëm do të jetë i ngjeshur për këngëtarin, Niall Horan.
Ish pjesëtari i One Direction njoftoi përmes Twitterit se këngë të reja dhe turneu është rrugës.
Ai tha se së shpejti do të vijë me muzikë të re, për të cilën ai tha se është shumë krenar.
“Ju falënderoj që ishit kaq durimtar me mua”, tha ai.
Albumi i radhës do të jetë i treti i artistit. Horan nuk ka dhënë një datë publikimi apo titullin e albumit.
Artisti gjithashtu do të jetë pjesë e shumë festivaleve botërore të muzikës vitin e ardhshëm./21Media 

Back to top button