Nicki Minaj publikon këngën e re, diss për Megan Thee Stallion

Artistja e famshme botërore, Nicki Minaj ka publikuar këngën e saj më të re të titulluar “Bigfoot” të dielën mbrëma.

Mediat e huaja kanë raportuar se kënga mund të shihet sikur është një përgjigje e diss-it të Megan Thee Stallion në këngën e saj të sapopublikuar “Hiss”, transmeton rtv21.tv.

Deri më tani kënga “Bigfoot” ka arritur të mbledh rreth 650 mijë klikime në kanalin e Youtube.

Ndërkohë artistja ka paralajmëruar përmes një postimi në platformën X se kënga ka qenë gati por ajo e ka pritur kohën ideale për të publikuar atë./21Media

Back to top button