Nicolas Cage vjen me rol në filmin “The Retirement Plan”

“The Retirement Plan” titullohet filmi i ri amerikan me regji e skenar të Tim Braun.

Me rolin kryesor në të paraqitet aktori Nicolas Cage.

Ky film është komedi-aksion me krime.

Kejgj luan rolin e babait të larguar të personazhit Ashley, e cila me bijën e saj hasin në probleme. Ato kërcënohen me jetë nga një grup kriminelësh.

Kështu, Ashley detyrohet të kërkojë babain e saj, dhe të kërkojë ndihmë nga ai.

Kur e gjen atë, kupton se nuk e ka njohur mirë. Cage, i cili luan rolin e Met, u del në ndihmë vajzës dhe mbesës së saj. Ai i nxjerr në pah aftësitë e tija si person i fuqishëm, anë të cilën Ashley nuk e ditur.

Me fjalë të tjera, Cage del se ka aftësi të ngjashme me të personazhit John Wick nga filmi me po këtë titull.

Filmi i ri “The Retirement Plan” është planifikuar të lansohet më 25 gusht 2023./21Media

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button