Vala vdekjeprurëse e të nxehtit përfshin Evropën Jugore

Një valë të nxehti po përfshin pjesë të Evropës Jugore dhe Afrikës veriperëndimore, me temperatura rekord në ditët në vijim.

Temperaturat pritet të kalojnë 40C në pjesë të Spanjës, Francës, Greqisë, Kroacisë dhe Turqisë.

Në Itali, temperaturat mund të arrijnë deri në 48.8C. Një paralajmërim alarmi i kuq është lëshuar për 10 qytete, përfshirë Romën, Bolonjën dhe Firencen.

Të martën, një burrë rreth të dyzetave vdiq pasi u rrëzua në veri të Italisë.

Mediat italiane raportuan se punëtori 44-vjeçar po pikturonte linjat e kalimit të zebrës në qytetin Lodi, afër Milanos, para se të rrëzohej nga vapa. Ai u dërgua në spital ku më pas vdiq.

“Ne po përballemi me një valë të padurueshme të nxehti”, shkroi në Twitter politikani italian Nicola Fratoianni.

Njerëzit janë këshilluar të pinë të paktën dy litra ujë në ditë dhe të shmangin kafenë dhe alkoolin, të cilat janë dehidratuese./21Media

Back to top button