Nigeria lëshon një paralajmërim për përfshirjen në sfidat virale të TikTok-ut

Komisioni Nigerian i Komunikimit ka paralajmëruar për dëmin e mundshëm të pjesëmarrjes në “sfida” të ndryshme në rrjetin social, TikTok, duke thënë se ato mund të ekspozojnë pajisjet ndaj ‘malware’ – dhe të vidhen informacione me rëndësi.
Sipas njoftimit, hakerët kishin përfituar nga një sfidë që u bë virale në TikTok, e njohur si “Invisible challenge”.
“Ky malware mund të jetë në gjendje të mbledhë në mënyrë të fshehtë pamje nga ekrani, regjistrime, audio incizime ose aftësinë për të aktivizuar çdo kamerë”, bëhet e ditur në njoftim.
TikTok vazhdon të rritet në Nigeri, sidomos nga të rinjët përdoret në masë të madhe.
Gjithashtu, është aplikacioni i nëntë më i popullarizuar atje./21Media

Back to top button