Nigeriani verbohet përkohësisht gjatë tentimit të arritjes së rekordit

Tembu Ebere nga Nigeria qau për shtatë ditë radhazi në përpjekje për të arritur rekordin botëror në kategorinë e të qarit më gjatë.

Por kjo nuk i shkoi siç kishte planifikuar. Ai si pasojë e të qarit kishte kokëdhembje, sytë iu fryen dhe fytyra iu ënjt.

Siç ka treguar Ebere, si pasojë e kësaj ka humbur të pamurit për 45 minuta.

Megjithatë përkundër sfidave, ai ka vazhduar me përpjekjen për të arritur rekodin, përgjigjen për të cilin e pret nga përgjegjës të librit të rekordeve Ginis.

Mania e tentimit të thyerjes së rekordeve në Nigeri filloi muajin maj kur Hilda Basi përgatiti ushqim pandërpretë për 100 orë, duke arritur kështu edhe rekordin. Ebere ka treguar se qëllimi i saj ishte që Nigeria të tërhiqte vëmedjen e botës për përgatitje të ushqimeve, dhe këtë edhe e arriti.

Kështu, tentimet për rekorde atje vazhduan. Në radhë të atyre që synojnë ato është edhe vetë Ebere, edhe pse atij nuk i shkoi siç priste, sepse pati probleme shëndetësore. Por, në fund ia doli. Ebere për media ka thënë se këtë sfidë vendosi të provonte me qëllim që të tërhiqte më shumë vëmendje.

Ka disa sfida që u ndaluan në Nigeri për arritje të rekordeve. Një prej tyre është sfida me puthje, e cila u ndalua në Ekiti të Nigerisë.

Kjo sipas autoriteteve të atjeshme është e pashëndetshme, absurde dhe paraqet Ekitin si vend pa moral.

Përgjegjës të librit të rekordeve Ginis në Nigeri në anën tjetër nxisin nigerianët që të mos provojnë sfida të rrezikshme për jetën, apo prej atyre që nuk vlerësohen. Tentimi për thyerje të tyre atje vazhdon./21Media

Back to top button