Nikaj: PDK nuk ka dakordim as bashkëpunim me LVV-në

(Lajm i përditësuar)


Nikaj: Dështimi në Këshillin e Evropës është dështim i Qeverisë

Bernard Nikaj nga PDK-ja në ”Click” të RTV21 tha se dështimi në Këshillin e Evropës është dështim kryekput i Qeverisë së Republikës së Kosovës

“Dështimi në Këshillin e Evropës është dështim kryekput i Qeverisë së Republikës së Kosovës, është proces nga fillimi deri në fund i menagjuar dhe i dështuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, tha Nikaj.


Nikaj: Kemi një qeveri që e cila ka sfida serioze të kordinohet mes vete, po e pranojnë edhe ata vetë

Bernard Nikaj nga PDK-ja në ”Click” të RTV21 tha se kur u bë publike mosmarrëveshja ndërinstitucionale PDK u bin që është e domosdoshme nevoja e zgjedhjeve të parakohshme.

“ Kur u bë publike kjo mosmarrëveshje ndërinstitucionale ishte që ne edhe një herë u bindëm që nevoja e zgjedhjeve të parakohshme është më se e domosdoshme, sepse kemi një qeveri e cila ka sfida serioze të kordinohet edhe mes veti. Dhe nuk është se po e themi ne po po e pranojnë edhe ata vetë”, tha Nikaj.


Nikaj: Problemi i qeverisë është se refuzon të kordinohet, i suprizon aleatët ndërkombëtar me veprime pa i informuar

Bernard Nikaj nga PDK-ja në ”Click” të RTV21 tha se problemi i qeverisë në pushtet është që refuzon të kordionohet dhe i suprizon aleatët ndërkombëtar me veprime pa i informuar.

“Problemi kryesor i qeverisë së Republikës së Kosovës është që qeveria refuzon që të kordinohet, refuzon që të ndërtoj një mirëbesim me aleatët ndërkombëtar, i suprizon ata me veprime pa i informuar”, tha Nikaj.


Nikaj: Mënyra e vetme që të ndryshohet drafti i Asociacionit është që të formohet një qeveri e re

Bernard Nikaj nga PDK-ja në ”Click” të RTV21 tha se mënyra e vetme që të ndryshohet drafti i Asociacionit është që të formohet një qeveri e re dhe jo përmes një qeverie të vazhdueshme.

“Cilado që të jetë qeveria e ardhshme e cila nuk do të ushëhiqet nga Zoti Kurti do të ketë mundësi që t’i bëjë përmirësimet e duhura dhe të ketë një diskutim me partnerët tanë Ndërkombëtar rreth asaj se cili është drafti ose jo. Mënyra e vetme se si të ndryshohet ky draft i cili nuk po na pëlqen askujt është përmes pasjes së një qeverie të re jo përmes një qeverie të vazhdimësisë”, tha Nikaj.


Nikaj: Për tri vite nuk kemi debatuar me asnjë ministër, kjo e tregon më së miri çfarë Qeverie kemi

Bernard Nikaj nga PDK-ja në ”Click” të RTV21 tha se gjatë këtyre tri viteve nuk ka pasur asnjëherë mundësinë që të ketë asnjë debat me një ministër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe kjo e tregon më së miri çfarë Qeverie kemi.

“Në këto tri vite unë nuk e kamë pas mundësinë që të kem asnjë debat me një ministër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për cilëndo për cilëndo nga çështjet të cilat kanë qenë çështje të ditës, dhe kjo tregon më së miri se çfar Qeverie kemi”, tha Nikaj.


Nikaj: I dyshoj një pjese të madhe të statistikave të ASK-së

Bernard Nikaj nga PDK-ja në ”Click” të RTV21 tha se PDK tha se ka dyshime mbi agjensinë e statistikave të Kosovës, pasi që të premten ka publikuar një numër të cilin pas vikendit e ka ndryshuar.

“ I kam dyshimet e mia për agjencinë e statistikave. I dyshoj një pjese të madhe të statistikave sepse në vitet e fundit kemi parë raste të shpeshta kur të premten agjencia e statistikave ka publikuar një numër dhe atë numër e ka ndryshuar pas vikendit”, tha Nikaj.


Nikaj: PDK nuk ka dakordim as bashkëpunim me LVV-në

Bernard Nikaj nga PDK-ja në ”Click” të RTV21 tha se PDK nuk ka asnjë lloj dakordimi dhe bashkëpunimi me LVV-në.

“Absolutish jo nuk ka një dakordim, një diskutim për çfardo bashkëpunimi ose përafrimi mes Partisë Demokratike dhe Levizjes Vetëvendosje. Dhe për atë punë Partia Demokratike nuk është duke diskutuar as me përafrim as me një subjekt tjetër. Ne do të garojmë në zgjedhje të vetë”, tha Nikaj.


Nikaj: Ne nuk jemi në luftë me opozitën

Bernard Nikaj nga PDK-ja në ”Click” të RTV21 tha se për PDK-në nuk është me rëndësi pjesmarre, me rëndësi është që të fitohen zgjedhjet.

Tutje ai shtoi se PDK nuk ëhstë në luftë me opozitën.

“Për partinë Demokratike është me rëndësi pjesmarrja, është me rëndësi që t’i fitojmë zgjedhjet dhe ta bëjëm punën më të mirë të mundur që t’i fitojmë ato zgjedhje. Të kemi kandidartin më të mirë, të propozojmë një listë më të mirë, të ndërtojmë një program më të mirë, të elaborojmë atë alternativë dhe të ofrojmë një kompetencë që t;a implementoj atë alternativë. Ne nuk kemi një luftë me opozitën”

 


Nikaj: Provuam që të i’a shkurtojmë Kurtit jetën politike së paku për tetë muaj

Bernard Nikaj nga PDK-ja në ”Click” të RTV21 tha se PDK ka provuar që të i’a shkurtojmë Kurtit mandatin së paku për tetë muaj.

“Ne provuam të i’a shkurtojmë jetën politike, ne nuk ja zgjatëm. Zotri Kurti e ka afatin kushtetues dhe ligjor të qeverisjes së vetë. Ne jemi përpjekë me gjithë atë që kemi pasë në dispozicion dhe me gjithë atë që kemi mund të arrijmë që të shkurtojmë mandatin e Kryeministrit Kurti, Qeverisë së Republikës ë Kosovës së paku për tetë muaj”, tha Nikaj.


Nikaj: Për t’a mbajtur përgjegjës Kurtin duhet shkuar në zgjedhje

Bernard Nikaj nga PDK-ja në ”Click” të RTV21 në lidhje me temen “(s)’ka zgjedhje të parakohshme, Kurtin nuk e rrëzon opozita” tha se mënyra më e mirë për të mbajtur përgjegjës Kurtin për punën e tij është që të shkohet në zgjedhje.

“Mënyra më e mirë dhe më demokratike për t’a mbajtur përgjegjës Kurtin është që të shkojmë në zgjedhje. Sepse zgjedhjet na japin neve mundësinë, i japin qytetarit të Republikës së Kosovës mundësinë ë të prodhoj një realitet të ri politik”, tha Nikaj./21Media

Back to top button