Nimani: Presim nesër konfirmimin e anëtarësisë për pezullimin e grevës

LIVE UPDATE

Pezullimi i grevës, Nimani: Nesër presim konfirmimin e anëtarësisë 

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës është duke shqyrtuar pezullimin e grevës në arsim. Kërkoi nga anëtarësia mendimin për pezullimin e grevës deri në janar 2023.

Anëtari i Këshillit Grevist, Zenun Nimani tha se nesër presin konfirmimin e anëtarësisë për pezullimin e grevës.

“Besoj që deri nesër mbasdite do ta marrim përgjigjen. Mjetet teknologjike po e mundësojnë një kontakt më të shpejtë”, tha Nimani në “21 Drejtpërdrejt” të RTV21.

Sipas tij, një pjesë e madhe e anëtarësisë nuk është e mendimit që të nisë mësimi, mirëpo është nxënësi ai që i ka nxitur një pjesë të mendojnë pak më ndryshe apo të ndrrohet qasja.

Tutje, Zenunaj tha se askush nuk e ka ndërmjetësuar propozimin e Këshillit Grevist.

A pati presion nga Qeveria për SBASHK-un?

Qeveria e Kosovës bëri presione ndaj SBASHK-ut përmes mediave dhe njerëzve që i kanë përkrahës së tyre. Kështu deklaroi anëtari i Këshillit Grevist, Zenun Nimani, kur u pyet se a pati presion nga Qeveria për SBASHK-un gjatë grevës në arsim.

Anëtarësia e sindikatës sipas tij, është prekur nga deklaratat e kryeministri Albin Kurti për anëtarët, ku shumica nga ta e votuan për kryeministër.

“Ka pasur presione, mirëpo deklarimet, sidomos të një pjese të Qeverisë dhe vetë kryeministrit, dhe deklarimi i fundit të dielën që sindikatat janë me këtë ose atë, me të vërtetë e kanë irrituar anëtarësinë dhe masën skajshëm. Unë nuk e di me çfarë mendimi ose çka ka dashur të thotë me atë punë kur nga kjo anëtarësi, po them me mendimin tim, mbi 40% ja kanë dhënë votën mu atij. Ka qenë pjesa tjetër që edhe nëse nuk ia kanë dhënë votën, kanë thënë inshalla dhe shyqyr që fitoi. E tash të etiketosh mbi 20 mijë anëtarë të SBASHK-ut, nuk e di se çfarë ka mendu”, theksoi Nimani.

Nimani: Jemi pritje të konfirmimit për pezullimin e mundshëm të grevës në arsim

Anëtari i Këshillit Grevist, Zenun Nimani në “21 Drejtpërdrejt” të RTV21, tha se janë në pritje për pezullimin e mundshëm të grevës në arsim

“Prej fillimit kur janë marrë hapat e parë me këto kërkesa, kemi qenë në konsullta të vazhdueshme me anëtarësi. Ka pasur disa kërkesa të këshillëve të prindërve dhe tash edhe Këshilli për Mbrojtjen e Lirive të të Drejtave të Njeriut, por kemi pasur kërkesa edhe prej anëtarësisë që të merret një masë”, tha Nimani.

“Ne sot, si këshill grevist i SBASHK-ut, e kemi përcjell një kërkesë tek anëtarësia, ua kam përcjell edhe mediave. Presim që deri nesër mbasdite të marrim një konfirmim se a i përkrahin masat që kemi caktuar në atë njoftim. Do të shohim se si më tutje”, shtoi ai./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button