Javën e ardhshme pritet të nis ndërtimi i pesë çerdheve në Kosovë
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar sot se janë nënshkruar kontratat për ndërtimin e pesë çerdheve të reja publike në Kosovë.
Sipas njoftimit të Nagavcit, këto objekte do të ndërtohen në Prishtinë, Gjilan, Gjakovë, Kamenicë dhe Doberçan të Gjilanit.
Ajo ka bërë të ditur se ndërtimi i këtyre objekteve pritet të fillojë javën e ardhshme.
“Edukimi i hershëm është një nga prioritetet e Qeverisë. E lumtur që në kuadër të përmbushjes së zotimit tonë, sot nënshkruam kontratat për ndërtimin e 5 çerdheve të reja. Këto objekte do të ndërtohen në Prishtinë, Gjilan, Gjakovë, Kamenicë dhe Doberçan të Gjilanit. Ndërtimi i këtyre objekteve pritet të fillojë javën e ardhshme”, ka shkruar Nagavci në Facebook.
Tutje, ka thënë se Ministria e Arsimit është në kontakt edhe me komunat tjera për evidentimin e hapësirave për ndërtimin e çerdheve të reja.
“Ndërkohë, në Junik një objekt i shkollës është duke u renovuar dhe do të shndërrohet në çerdhe. Kurse edhe 4 objekte tjera si në Banjë të Malishevës, në Korenicë të Gjakovës, në Muzeqinë të Shtimës si dhe në Babush të Ferizajt janë në procedurë të tenderimit për t’u shndërruar në çerdhe”, ka shkruar Nagavci./21Media