Nipi e bën gjyshin për spital

Një person është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet se e ka sulmuar fizikisht viktimën gjyshin e tij, duke u goditur me kokë në fytyrë.
Sipas Policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 08:00 në Gjilan.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjilan.
Ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button