Pamje që tregojnë shkatërrimin e një qyteti në Luhansk
I vendosur në rajonin e Luhanskut, qyteti i Popasna është vënë vazhdimisht nën zjarr nga forcat pro-ruse dhe ruse që nga viti 2014.
Ndërkaq, tani pamjet nga atje tregojnë koston e rëndë që ka paguar qyteti gjatë konfliktit, me ndërtesa të djegura, metal të përdredhur dhe tanke në rrugë.
Ndërkaq, edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka dhënë një paralajmërim të ashpër duke thënë se forcat ruse duajnë ta bëjnë hi Popasnan, Bakhmut, Lyman, Lysychansk dhe Sievierodonetsk, siç kanë bërë me Volnovakha dhe Mariupol.
Zelenskyy gjithashtu i bëri thirrje Perëndimit për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë./21Media