Kaloni te përmbajtja kryesore

Nis aplikimi për kreditë e buta

Nga kjo e hëne çdo qytetar që është i interesuar per të marre kredi të butë nga Bashkia e Tiranës mund të aplikojë per ta përfituar atë

Sipas kryetarit te bashkisë, Erion Veliaj, kategoria e favorizuar është ajo e çifteve te reja.

Veliaj ka thënë se kreditë qe do te paguhen pa interes nga përfituesit, do të zgjasin për 20 vjet. Përgjatë gjithë këtyre viteve Bashkia e Tiranës del garant se çdo luhatje e bursës, që do të shkaktojë ndryshim te interesave, do te mbulohet nga ky institucion.

Vlera e kreditimit që nje familje me 1 deri ne 3 anëtare mund te përfitoje është rreth 3.5 milion lekë. Ndërsa familjet me shumë anëtare mund te përfitojnë edhe deri në 7.1 milion lekë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button