Nis biseda e Biden me aleatët evropianë
Presidenti amerikan Joe Biden po zhvillon një bisedë telefonike me liderët e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Britanisë së Madhe për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit mes Ukrainës e Rusisë.
Biden ishte në Bruksel dhe Poloni javën e kaluar ku mori pjesë në një samit të NATO-s dhe u takua personalisht me liderët.
Ndryshe, sot është zhvilluar takimi i radhës midis dy delegacioneve asaj ukrainase dhe ruse në Stamboll të Turqisë./21Media