Nis konferenca e parë Ndërqeveritare, BE: Shqipëria të çojë përpara progresin

Këtë të martë  ka nisur Konferenca e Parë Ndërqeveritare në Bruksel, mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian (BE).
Në fjalën e tij përfaqësuesi i BE-së bëri me dije hapat në të cilat duhet të kalojë procesi i negociatave për hapjen e kapitujve për anëtarësimin në BE.
“Mirëpresim faktin që Shqipëria është në përputhshmëri me politikën e Jashtme dhe të sigurisë së BE-së. Anëtarësimi në Be ka të bëjë me zbatimin e Acqui Comunnitaire. Bashkëpunimi rajonaj dhe politika e fqinjësisë së mirë janë dy nga pikat kyçe të procesit të anëtarësimit. Shqipëria duhet të angazhohet në këto dy drejtime”, tha përfaqësuesi i BE-së./21Media

Back to top button