Nis mbledhja e kryesisë, mungojnë përfaqësuesit e Listës serbe
Ka filluar mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku pritet të caktohet seanca e parë plenare për sesionin vjeshtor.
Në rend të ditës për shqyrtim janë një sërë pikash që kanë mbetur nga e kaluara, por edhe shqyrtimi i disa projektligjeve të reja.
Të pranishëm në mbledhje janë përfaqësuesit e gjithë partive parlamentare, përveç atyre të Listës serbe./kp