Gjukanoviq u takua me Osmanin, tregon çka diskutuan
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me homologun e saj malazez, Milo Gjukanoviq, në samitin që po mbahet në Brdo të Sllovenisë.
Gjukanoviq ka thënë se Mali i Zi dhe Kosova janë në ruajtjen e stabilitetit dhe perspektivës evropiane të rajonit.
“Mali i Zi dhe Kosova janë të vendosur në parimet e ruajtjes së stabilitetit dhe perspektivës evropiane të rajonit”, ka thënë Gjukanoviq.
Në Bërdo të Sllovenisë mbahet sot samiti i Procesit Bërdo-Brioni, ku do të diskutohet për situatën në Ballkanin Perëndimor.
Kabineti i Pahorit ka njoftuar më herët se samiti i Procesit Bërdo-Brioni, do të jetë një mundësi për të rishikuar situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe për t’iu bërë thirrje anëtarëve dhe institucioneve të Bashkimit Evropian që të përshpejtojnë procesin e zgjerimit./21Media