Nis mbledhja e kryesisë, trajtohet kërkesa e Hotit për raportim

 

Ka nisur mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku pritet të diskutohet për thirrjen e seancës së parë në sesionin vjeshtor. Kryesia do të shqyrtojë një sërë pikash të papërfunduara që iu kanë grumbulluar nga seancat e kaluara, e po ashtu pritet të trajtohet kërkesa e kryeministrit Hoti për raportim sa i përket marrëveshjes së Uashingtonit.

Si kërkesa janë edhe thirrja për interpelancë nga partia opozitare, Lëvizja Vetëvendosje për ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu dhe ministrit të Arsimit, Ramë Likaj.

Krahas kësaj në kryesi pritet të shqyrtohen edhe disa projekteligje të ardhura nga qeveria.

Back to top button