Nis minimaratona humanitare “Vrapo Babadimër”

Ka nisur minimaratona humanitare “Vrapo Babadimër”, ku po marrin pjesë një numër i madh i fëmijëve të veshur me rrobat e Babadimrit. Kurse, shuma e mbledhur nga kjo minimaratonë do të shkojë për rreth 700 familje në nevojë.
Për herë të gjashtë në sheshet e Prishtinës po mbahet kjo mini-maratonë. Veshja për fëmijë kushtoi 5 euro, kurse për të rritur ishte 10 euro.
Përveç kësaj, do të ketë edhe performanca nga grupe të baletit, kore dhe këngëtarë të ndryshëm.
Po ashtu, për këtë aktivitet KFOR-i ka dhuruar rreth 3 mijë e 180 euro.
I pranishëm në këtë organizim ishte edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka thënë se Komuna e Prishtinës do t’i përkrahë organizimet e tilla.
“Ne si Komunë e Prishtinës do t i përkrahim organizimet e tilla dhe shikone ua kemi sjellë edhe bredhin”, ka thënë Rama.

Back to top button