Nis ndërrimi i pritoreve në Prishtinë
Stacionet e autobusëve në Komunën e Prishtinës do të kenë pamje të re.
Krejt kjo falë punës që po bëhet për ndërrimin e pritoreve të vjetra me ato të reja.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se çdo stacion do të ketë panele informuese dhe orarin e autobusëve.
“Filluam ndërrimin e krejt pritoreve në komunën tonë. Çdo stacion do të ketë panele informuese dhe orarin se për sa minuta vjen një autobus”, shkruan Ahmeti në Facebook.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?