Nis ndeshja ndërmjet Real Madridit dhe Eintracht Frankfurtit

Real Madridi si fitues i Ligës së Kampionëve nga sezoni i kaluar dhe Eintracht Frankfurti si fitues i Ligës së Evropës do të ballafaqohen sonte për trofeun e Superkupës së Evropës.
Trajneri i “Los Blancos”, Carlo Ancelotti ka në dispozicion të gjithë lojtarët për këtë ballafaqim, kurse skuadra gjermane do të ketë mungesa si Jerome Onguene dhe Aurelio Buta, që janë të lënduar.
Ndeshja tashmë ka nisur në stadiumin “Helsinki Olympic Stadium”, aty ku Carclo Ancelotti po kërkon të thyejë një tjetër rekord sa i përket trofeve të fituara në arenën ndërkombëtare.

Back to top button