Polonia e mbyll me fitore ndeshjen ndaj Arabisë Saudite

(Lajm i përditësuar)
Polonia e mbyll me fitore ndeshjen ndaj Arabisë Saudite – 16:03
Polonia ka mbyllur me fitore ndeshjen e radhës ndaj Arabisë Saudite.
Golin e epërsisë për Poloninë e shënoi Zielinski, ndërkaq të dytin e shënoi Lewandowksi.
Polonia shënon për 2-0 ndaj Arabisë Saudite – 15:48
Polonia ka shënuar për 2-0 ndaqj Arabisë Saudite.
Lewandowski shënoi golin që ia dha vulën fitores së Polonisë, në minutën e 82′.
Polonia kalon në epërsi ndaj Arabisë Saudite – 14:40
Zielinski vendosi Poloninë në epërsi!
Nis ndeshja Poloni-Arabi Saudite – 14:00
Ka nisur përballja midis Polonisë dhe Arabisë Saudite.
Polonia vjen pas barazimit ndaj Meksikës. Ndërkaq, Arabia Saudit aktualisht i prinë grupit pas fitores ndaj Argjentinës.
Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Education City Stadium”.
Kupa e Botës nisi më 20 nëntor në Katar.
Nikoqërit e hapën Botërorin në përballje me Ekuadorin – ndeshje kjo e cila përfundoi me rezultat për 2-0 në favor të Ekuadorit.
Gjatë kësaj jave u zhvilluan ndeshje tejet interesante.
Australia mbylli ndeshjen me fitore ndaj Tunizisë, me rezultat minimal prej 1-0. Ndërkaq, Franca takon Danimarkën në orën 17:00, Argjentina takon Meksikën në orën 20:00./21Media

Back to top button