Kaloni te përmbajtja kryesore

Nis numërimi i votave të diasporës

 

Në mëngjesin e sotëm filloi numërimi i votave të ardhura përmes postës. Gjithsej janë 56 mijë e 610 zarfe me fletëvotime, të cilat do të numërohen në QNR.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se pas përfundimit të votave me kusht, i cili përfundoi dje, dhe pas përfundimit të votave të ardhura përmes postës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shënon fazën përfundimtare të procesit të numërimit të votave dhe mund të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve që u mbajtën me 14 shkurt.

“Po punojmë̈ maksimalisht që të përmbyllim procesin e numërimit edhe të këtyre fletëvotimeve”, tha Elezi.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button