Kaloni te përmbajtja kryesore

Nis numërimi i votave të mërgatës

Ka filluar procesi i numërimit të votave të mërgimtarëve që kanë votuar nëpër përfaqësitë diplomatike.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, tha se më 8 shkurt është votuar në 30 përfaqësi diplomatike.

“Sipas të dhënave, nga 20 mijë e 324 votues të regjistruar kanë votuar 75.57 përqind e tyre apo 15 mijë e 352 shtetas”, tha Elezi.

Elezi shtoi se të dhënat pas numërimit të vendvotimeve për partitë e kandidatët do të publikohen në platformën e KQZ-së.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button