Nis parada “Bashkë dhe krenarë”

Me paradën “Bashkë dhe krenarë” për vitin e pestë me radhë po marshohet në sheshet e kryeqytetit.
Kështu do të përmbyllet Java e Krenarisë, ku do të kërkohen të drejtat e komunitetit LGBTI, meqë sipas tyre të njëjtit po diskriminohen.
Kërkesa kryesore do të jetë edhe njohja e martesave mes dy personave të gjinisë së njëjtë.
Protestuesit fillimisht u mblodhën pranë sheshit “Skënderbeu”.
Paradës iu kanë bashkuar edhe ambasadori amerikan Philip Kosnett, ajo e Finlandës, Pia Stjernvall dhe deputetja Adriana Matoshi dhe figura të njohura.

Back to top button