Përfundon protesta, shpërndahen serbët në Jarinjë

(Lajm i përditësuar)
Përfundon protesta, shpërndahen serbët në Jarinjë
Pjesa dërmuese e serbëve në Jarinjë tashmë janë shpërndarë, derisa dhjetëra të rinj kanë mbetur duke provuar që t’i bindin policët për t’iu lejuar kalimin e kufirit dhe hyrjen në territorin e Kosovës.
Numër i shtuar i forcave policore të njësisë speciale të Serbisë, kanë arritur për t’i ndihmuar kolegët e tyre.
Deri tani nuk është shënuar ndonjë incident, përveç përplasjeve në mes vete të pjesëmarrësve në këtë tubim.
Kurse, te pjesa kufitare e Kosovës janë parë edhe ushtarët amerikanë të KFOR-it.
Protesta nisi në orën 13:00.
Trupat amerikanë në kuadër të KFOR-it në Jarinjë
Në anën kosovare të kufirit në Jarinjë, shihen pjesëtarë amerikanë të misionit të NATO-s, KFOR.
Disa protestues serbë janë përleshur të dielën me forcat policore të Serbisë afër pikëkalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, Jarinjë, – në anën e territorit serb – teksa kanë protestuar si shenjë mbështetjeje ndaj serbëve lokalë që kanë ngritur barrikada në veri të Kosovës.
Protestuesit kanë thyer kordonin policor, mirëpo zyrtarët policorë më pas kanë formuar një kordon të ri më afër kufirit.
Përleshje mes protestuesve dhe policisë serbe në afërsi të Jarinjës
Në protestën e cila po mbahet në afërsi të Jarinjës, protestuesit arritën të kalojnë grupin e parë të policëve serbë. Ka pasur arrestime në mesin e protestuesve dhe përleshje.
Damjan Knezheviq, njeri i afërt me grupin paramilitar rus, Ëagner, është në vijën kryesore të protestës.
Policia serbe ka krijuar një tjetër kordon më afër kufirit në Jarinjë.
Jarinjë, digjet një pankartë me shkrimin “Marrëveshja e Brukselit”
Është thirrur protestë nga dega në Serbi e grupit rus Ëagner
Policia serbe është duke qëndruar para tyre, ndërsa po ashtu raportohet se janë shtuar forcat e KFOR-it në pikën kufitare në Jarinjë.
Me thirrjet “Kosova është zemra e Serbisë”, protestuesit me maska kanë djegur edhe një pankartë me shkrimin “Marrëveshja e Brukselit”./21Media
Protesta në anën serbe në Jarinjë, ekstremistë të maskuar në turmë
Dhjetra qytetar janë duke protestuar në pikën kufitare në Jarinje nga ana e Serbisë.
Një pjesë e qytetarëve janë parë të maskuar, ndërsa në duar kanë flamuj të Serbisë.
Grupi i qytetarëve që janë duke protestuar në anën e Serbisë janë ndaluar një një kordon i Policisë së Serbisë.
Policia serbe ka vendosur kordon për t’i ndaluar për të hyrë në Kosovë.
Në pamjet e publikuar nga Kossev shihen persona të maskuar në turmë./kallxo

Back to top button