Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në një konferncë për media tha se me rënien e numrit të të infektuarve me Covid-19 Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për lirimin e disa masave.

Zemaj tha se me këtë rast Qeveria e ka parë të mundshme riktihimin gradulat të shërbimeve shëndetësore, përfshirë punën e ambulancave specialsitike operacioneve jo emergjente dhe shërbimeve tjera në QKUK dhe në spitalet tjera rajonale.

Tutje Zemaj, theksoi se me lirimin e masve jemi të ngarkuar me pergjegjsi shtesë.

“Lirimi i masave nuk nënkupton largimin e virusit, lirimi i masave na ngarkon me pergjegjsi shtesë”, tha Zemaj ndër të tjera.

Ndërsa,ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, Valbon Krasniqi u shpreh se pas shumë muajve sot kanë lajme të mira për të gjithë qytetarët që kanë nevojë për shërbime spitalore./21Media