Tre të akuzuarit në rastin “Banjska” dalin para gjykatës

(Lajm i përditësuar)


I akuzuari për rastin “Banjska”: Gabimi më i madh në jetë…

I akuzuari për sulmin në Banjskë të Zveçanit Blagoje Spasojeviq, në fjalën përfundimtare pjesëmarrjen në ketë ngjarje e cilësoi si gabimin më të madh në jetë derisa po ashtu tha ka se “i vjen keq që ka marrë pjesë në atë ngjarje”

“E kam shqyrtuar disa herë që ta pranoj fajësinë dhe po të ishte reale kjo aktakuzë edhe do ta bëja atë. Jam fajtor që atë ditë isha në fshatin Banjskë dhe ky ishte gabimi më i madh në jetën time”, ka deklaruar Spasojeviq.


Nis seanca, tre të akuzuarit në rastin “Banjska” dalin para gjykatës

Ka filluar seanca e radhës në kuadër të rastit të njohur si rasti “Banjska”.

Para trupit gjykues tanimë janë paraqitur tre të akuzuarit Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.


Sot sanca për rastin “Banjska”, mbrojtja jep fjalët përfundimtare

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot mbahet seanca e radhës gjyqësore për rastin e sulmit në Banjskë të Zveçanit.

Seanca pritet të nisë në orën 09:30, ku do të jepen fjalët përfundimtare të mbrojtjes për të akuzuarit Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.

Të tre të akuzuarit do të paraqiten para trupit gjykues, ndërsa përballen me akuza lidhur me sulmin e 24 shtatorit 2023.

Në seancën e kaluar, prokurori i Prokurorisë Speciale, Naim Abazi, kishte kërkuar burgim të përjetshëm për të akuzuarit.

Në fjalën e tij përfundimtare, ai kishte paraqitur një dokument prej 21 faqesh, si dhe pamje nga momenti i sulmit të ndodhur më 23 shtator 2023.

Sipas prokurorit, është vërtetuar se të akuzuarit kishin dijeni për zhvillimin e sulmit dhe kishin rol në të, ndërsa qëllimi i tij, sipas tij, ishte aneksimi i veriut të Kosovës.

Back to top button