Nis shitja e biletave për ndeshjen Kosova-Andorra, më e shtrenjta 80 euro

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar se ka filluar shitja e biletave për ndeshjen mes Kosovës dhe Andorrës.

Ndeshja mes “Dardanëve” dhe Andorrës është në kuadër të ciklit kualifikues drejt Kampionatit Evropian Europ 2024.

Kjo përballje do të zhvillohet më datën 28 mars, me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Biletat për ndeshjen mes Kosovës dhe Andorrës kanë filluar të shiten, dhe një person mund të blejë deri në katër bileta, ndërsa çmimi i tyre është si në vijim:

Veri dhe Jug – 5 euro

Lindje – 10 euro

Perëndim – 20 euro

VIP – 80 euro

Bileta duhet të jetë e printuar në formatin A4, printimi duhet të jetë i kualitetit të lartë.

Linku për ta blerë biletën e ndeshjes: https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

Back to top button